Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pronarët në gjumë me dritare hapur! Shqiptarët bëjnë kërdinë në Madrid me bizhuteri dhe euro

schedule21:12 - 6 Tetor, 2020

schedule 21:12 - 6 Tetor, 2020

Tre shqiptarë dhe një rumun janë arrestuar në Spanjë për vjedhjen e shumë banesave në Madrid dhe rrethinat. Vjedhjet janë bërë gjatë muajve të verës, ndërsa grupi u godit në tetor.

Sipas medieve spanjolle, grupi i hajdutëve përfitonin nga fakti që pronarët e shtëpive linin dritaret hapur si pasojë e temperaturave të larta gjatë verës.



Shqiptarët futeshin për të vjedhur në momentin që pronarët e shtëpive që kishin në shënjestër ishin në gjumë. Tre shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 25-27 vjeç dhe një burrë me origjinë rumune 45 vjeç, i ngarkuar me logjistikën.

Nga kontrolli në shtëpitë e tyre u gjetën bizhuteri, ora, çanta, telefona dhe shuma të konsiderueshme në euro, po ashtu janë sekuestruar edhe tre makina që janë përdorur për largimet nga vendi i ngjarjes pas grabitjes./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!