Ish-kapiteni i Manchester United, Gary Neville, ka kritikuar merkaton e CHelsea. Kujtojmë se blutë janë anë një hap larg blerjes së mesfushorit të Benfica, Enzo Fernandez për 120 milionë euro.
“Pronarët e rinj të Chelsea janë të çmendur, nuk kanë rregull. Ata blejnë lojtarë rastësisht”, tha ai për Sky Sports.
21-vjeçari Fernandez ka vetëm gjashtë muaj që performon në Evropë në nivel klubesh. Enzo së fundmi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, duke u bërë lojtari i ri më i mirë i turneut.
Pronarët e rinj të Chelsea, të udhëhequr nga biznesmeni amerikan Todd Boehley, kanë shpenzuar 294 milionë euro për transferime që nga marsi. /G.D abcnews.al/