Sezonin e ardhshëm, Premier League do të ketë një ekip ku në Championship ka bërë mrekullinë.
Burnley i trajnerit, ish-lojtarit të Manchester City, Vincent Kompany, ka siguruar vendin e parë në ligën e Championship dhe do të luajë sezonin e ardhshëm ndaj skuadrave më të mira të Anglisë.
Burnley ka grumbulluar deri më tani këtë sezon në ligë plot 98 pikë, ku nga 45 ndeshje të luajtura deri më tani, ka marrë 28 fitore, 14 barazime dhe 3 humbje, ndërsa ka shënuar 84 gola dhe ka pësuar 35.
Për këtë ecuri të jashtëzakonshme, drejtuesit e klubit kanë dashur të shpërblejnë Kompany me një rinovim kontrate.
“Arkitekti” i tyre, trajneri belg, ka firmosur një kontratë të re, e cila do të skadojë më 30 qershor të vitit 2028./ h.ll/abcnews.al
We’re delighted to announce that manager Vincent Kompany has signed a new contract to extend his commitment with the Club ?
— Burnley FC ? (@BurnleyOfficial) May 7, 2023