Promovohet “perla” e Shkodrës/ Agro Fest në Rragam, bën bashkë operatorë turistikë, fermerë e artizanë

schedule15:10 - 10 Nëntor, 2024

schedule 15:10 - 10 Nëntor, 2024

Operatorë turistikë, fermerë dhe banorë të zonës u bënë bashkë në Gurin e Zi në Shkodër në një festë, me qëllim promovimin e resurseve natyrore dhe produktet e kësaj zonë.

Shkodra është një nga destinacionet më të preferuarve të vizitorëve të huaj në Shqipëri, ndërsa për operatorët turistikë aktivitete të tilla si “Agro Fest” nxisin interesin e turistëve për t’u njohur me resurset natyrore dhe traditën e zonës.

Gurin e Zi, njihet edhe për artizanatin. E trashëguar brez pas brezi puna me tezgjah nga gratë është një nga vlerat e veçanta të kësaj zone në Shkodër.

Njësia administrative Guri Zi ndodhet pranë qytetit të Shkodrës dhe njihet për vlerat e veçanta, produktet bujqësore cilësore, bukuritë natyrore dhe historike mes të cilave Rragami, por edhe me historinë e zonës siç është shpella e Gajtanit./abcnews.al