Ish-ambasadori i Shqipërisë në Gjermani e Greqi, Bashkim Zeneli ka promovuar librin e tij të dytë të titulluar “Miqësi e trazuar, Greqia në kujtimet e ambasadorit” i bazuar në kujtimet e viteve kur Zeneli shërbeu si ambassador në shtetin fqinj.
Diplomati Bashkim Zeneli ka promovuar librin e tij të fundit me titull “Miqësi e trazuar, Greqia në kujtimet e ambasadorit”. Botimi i UET Press u promovua në një aktivitet që bëri bashkë figura socialistësh e demokratësh. Kreu i Shtetit Ilir Meta vlerësoi librin e ish-ambasadorit Zeneli si mundësi e kuptimit të një miqësie mes dy vendesh fqinje.
Libri tregon kujtimet e Zenelit kur ishte ambasador i shtetit shqiptar në Greqi.
“E kam shkrujt me dashuri ktë libër sepse nuk e njoh urrejtjen midis popujve…ne duhet ti jemi mirënjohës greqisë jo vetëm për pritjen e 800 mijë shqitparëve por edhe mbështetjen e gjithëanëshme që na ka dhënë në procese demokratike, integruese…kemi punuar bashkë për të ndërtuar ura, kemi punuar për të kapërcyer edhe incidente të vogla dhe për të parë gjithmonë përpara nuk ecet kurre perpara duke mbajtur koken mbrapa”.
Një falenderim të veçantë e rezervoi për vajzën e tij më të vogël, Engjëllushen.
“Mendoj se nqs në libër janë hequr edhe disa gjëra emocionale të mijat të momentit për shumë njerëz që vinin në greqi, ata duhet tia dijnë për nder ëngjëllushes sepse i ka hequr ajo vize”.
Me parathënie të Henri Çilit, libri “Miqësi e trazuar, Greqia në kujtimet e ambasadorit” është i dyti në krijimtarinë e Bashkim Zenelit, pas atij “Për Gjermaninë”, ku Zeneli ka shërbyer gjithashtu si ambassador i Republikës së Shqipërisë./abcnews.al