Promovimi i barazisë gjinore, Mesi: Së shpejti me njësi koordinuese

schedule14:56 - 26 Shtator, 2018

schedule 14:56 - 26 Shtator, 2018

Tirana organizon për herë të parë një tryezë të rrumbullakët rajonale për barazinë gjinore.Të pranishëm ishin përfaqësues të rëndësishëm të Bankës Botërore, partnerë ndërkombëtarë si dhe Kryetarët e Mekanizmave Kombëtarë të Barazisë Gjinore të Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kosovës, Maqedonisë, Moldavisë dhe Serbisë.

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, duke e theksuar këtë aktivitet si një mundësi shumë të mirë për shkëmbimin rajonal të eksperiencave, nënvizoi faktin se Shqipëria shumë shpejt do të ketë një njësi koordinuese për forcimin e mekanizmit kombëtar të barazisë gjinore, njësi e cila do të mbështesë punën e koordinatorit kombëtar të barazisë gjinore dhe do të sigurojë qëndrueshmëri më afatgjatë e bashkëpunim më të thellë me partnerët e donatorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!