Prokurorja e Përgjithshme ukrainas ka deklaruar se Borodyanka rrezikon te jetë një ndër qytetet më të goditura nga ushtria ruse në rajonin e Kievit.
Nëpërmjet një interviste në televizionin ukrainas, Iryna Venediktova tha se numri i viktimave në qytet do të jetë më i madh se kudo tjetër, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.
Lexo edhe: Zyrtarët perëndimorë: Putin ka rekrutuar 130 mijë mercenarë të rinj për t’i dërguar në Ukrainë
Borodyanka është rreth 23 km në perëndim të Bucha, ku imazhet që nga tërheqja ruse kanë treguar trupa të shumtë të shtrirë në rrugë, disa me duar të lidhura pas shpine.
Venediktova tha gjithashtu se sipas saj, shumë nga veprimet e ushtrisë ruse në rajonin e Kievit mund të klasifikohen si krime kundër njerëzimit.
Të dielën, autoritetet ukrainase njoftuan se po hetonin mizoritë e supozuara nga forcat ruse në zonat përreth Kievit./abcnews.al/