Prokuroria zgjat edhe tre muaj hetimet për Adriatik Llallën

schedule15:02 - 27 Mars, 2019

schedule 15:02 - 27 Mars, 2019

Prokuroria për krimet e Rënda ka zgjatur edhe tre muaj hetimet, për Adriatik  Llallën. Ish-kryeprokurori ankimoi në gjykatë këtë vendim, ndërsa kjo kërkesë pritet të shqyrtohet nga gjyqtari i çështjes. Për ish- prokurorin nisën hetimet në mars të vitit të kaluar, për veprën penale të “pastrimit të paradh dhe fshehje pasurie”. Llalla akuzohet gjithashtu për fshehje të pasurisë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, në kohën që ka ushtruar detyrën e funksionarit publik në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!