Pas rihapjes së çështjes për përdhunim në Suedi, prokuroria ka lëshuar një mandat arresti për themeluesin e Uikiliks, Julian Asanzh. Ky i fundit aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Britaninë e Madhe.
Prokuroria suedeze ka lëshuar një mandat arresti për akuzën e përdhunimit, kundër themeluesit të Uikiliks Julian Asanzh. Një javë më parë u konfirmua rihapja e çështjes, edhe pse ishte mbyllur dy javë më parë. Zv/prokurorja e përgjithshme e Suedisë, deklaroi se nëse gjykatësi do të firmosë kërkesën e prokurorisë atëherë do të lëshohet një mandat arresti europian.
Gazetari Australian u arrestua një muaj më parë nga policia britanike në ambasadën ekuadoriane në Londër, kur ishte strehuar në vitin 2012 për të shmagur ekstradimin në Suedi, pasi Kuito i kishte hequr të drejtën e azilit politik. Asanzh i cili ndodhet në një burg të sigurisë së lartë, u dënua nga gjykata britanike me 50 javë burg për shkelje të rregullave të arrestit shtëpiak në vitin 2012, dhe është në pritje të kërkesës për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rihapja e çështjes së Asanzh në Suedi, sipas prokurorit, vjen pas ndryshimit të situatës. Prokuroria suedeze theksoi se në rast të një konflikti mes mandatit europian të arrestit dhe ekstradimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë autoritetet britanike duhet të vendosin për rendin e prioriteteve. /ABC News Albania 24/7