Prokuroria ruse mbështet vendimin që Navalny të qëndrojë në burg

schedule12:45 - 1 Shkurt, 2021

schedule 12:45 - 1 Shkurt, 2021

Prokurorët rusë kanë mbështetur vendimin për të dënuar me 3.5 vjet burg  liderin e opozitës Alexei Navalny në një gjyq të profilit të lartë që do të zhvillohet të martën.

Sipas medieve të huaja, Navalny u ndalua gjatë kthimit të tij më 17 janar në Rusi nga Gjermania. Ndërkohë Navalny dhe mbështetësit e tij besojnë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Arrestimi i tij shkaktoi protesta në të gjithë Rusinë, me mijëra që bënë thirrje për lirimin e tij dhe tubimin kundër elitës sunduese të Rusisë.  Mijëra u arrestuan në protesta dhe disa nga aleatët dhe anëtarët e familjes së Navalny janë arrestuar ose dënuar me arrest shtëpie.

Aleatët e tij kanë bërë thirrje për protesta të reja të martën, ditën e seancës së tij gjyqësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!