Prokuroria Speciale e Kosovës po heton rastin e goditjes me mjete të mprehta të një zyrtari të Zyrës së Bashkimit Evropian, teksa nga kjo zyrë e bllokut evropian u shprehën “të tronditur” për rastin që ndodhi në Gjakovë më 4 nëntor.
Nga Prokuroria Speciale thanë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve ndaj për këtë arsye nuk mund të ndajmë më shumë informacione.
Zëdhënësi i zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon u deklarua për media, duke u shprehur i tronditur nga lajmi dhe i uron pjesëtarit të stafit shërim të shpejtë.
Detaje të hollësishme për rastin, që është klasifikuar si “vrasje në tentativë”, nuk është dhënë as nga Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh të saj thuhet se ky shtetas i huaj në orët e mbrëmjes së 4 nëntorit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Ai, sipas Policisë ka pësuar dy plagë dhe me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zyrtari i BE është identifikuar atë si Stefan Ilianov Sheynov, 49 vjeç.
/abcnews.al/

