Prokuroria nis hetimet për kirurgun e Papa Françeskut

schedule17:16 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 17:16 - 14 Dhjetor, 2023

Një hetim ndaj kirurgut Sergio Alfieri, i cili në të kaluarën ka operuar edhe Papa Françeskun, ka nisur prokuroria e Romës, me akuzën e deklarimeve të rreme të veprimtarisë profesionale.

Sipas gazetës La Stampa, gjatë turneve të tij në spitalin katolik Agostino Gemelli në Romë, Alfieri, i cili operoi Papën, dyshohet se është deklaruar “i pranishëm” në disa operacione në të njëjtën kohë, duke firmosur dhe marrë tarifa shtesë, ndërsa disa herë ai ishte në konferenca dhe kuvende.

Hetimi është ndërmarrë nga karabinierët dhe e gjithë çështja ka të bëjë me periudhën kohore nga korriku 2022 deri në këtë verë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!