Në datën 19 shtator Prokuroria dhe institucione të tjera morën vendimin për ndalimin e këtyre publikimeve në media dhe rrjete sociale.
Sipas këtij vendimi, media apo individë në rrjete sociale që publikojnë të dhënat do të përballen me ligjin.
Por a është ky vendim i duhuri dhe në kohën e duhur duke patur parasysh faktin se të dhënat tashmë janë publikuar dhe përveç kësaj këto të dhëna mund ti marrë cilido grup kriminal pasi hakerat janë të gatshëm t’i shesin të dhënat.
“Informacionet janë në telegram, telegramin mund ta aksesosh shumë thjeshtë, mund të bëhen ndërhyrje edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë që këto kanale të mbyllen në telegram, por telegrami ka një problem, programi i Telegramit është Durovi, është rus, megjithëse i ka zhvendosur serverat e tij nëDubai ai mbetet prap rus dhe më kujtohet thirrjen e para disa kohëve që i bënte popullit të Ukrainës. Vetë pronari i Telegramit duke ju thënë ju lutem përdorni Telegramin unë nuk jam i agjenturës ruse. Që këtu s’më ka pëlqyer, mbase mund të jetë vënë në shërbim edhe Telegrami si pjesë e të gjithë kësaj që ne e quajmë sulm të koordinuar, të strukturuar jo midis hackersave, midis shteteve jo mike të Shqipërisë”, tha eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço për emisionin “Vetting”.