Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e Devi Kasmit

schedule12:25 - 23 Janar, 2019

schedule 12:25 - 23 Janar, 2019

Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar hetimin për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 29 Janarit 2018 në kryeqytet.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar hetimet për vrasjen e Devi Kasmit. Ai u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 29 janarit 2018 para pallatit ku banonte në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Një vit nga ngjarja prokuroria bën përgjegjës për vrasjen shtetasin grek, Efthimious Efthimiou. Por sipas saj, ai nuk ka vepruar i vetëm, por në formën e grupit të strukturuar kriminal me të akuzuarit e tjerë, Aurel (Altin) Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

Në role të caktuara, prokuroria u ngarkon atyre akuzat e “vrasjes me paramendim”, “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “prodhimit dhe shitjhes së lëndëe karkimtike” dhe “moskallëzim krimit”, të gjitha të kryera në kuadrin e “grupit të strukturuar”.

Hetimi për këtë çështje nisi nga prokuroria e Tiranës, por katër muaj më vonë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Pas arrestimit, por edhe gjatë hetimit, i dyshuari Efthimiu, ish-efektiv i forcae speciale në Greqi, ka mbajtur qëndrim mohues për krimin. Ai ka pretenduar se nuk e njeh viktimën Devi Kasmi dhe se ardhja e tij në Shqipëri janarin e vitit të kaluar ka qenë vetëm për qëllime turistike.

Por sipas prokurorit të ccështjes Besnik Mucci, të dyshuarit Hoxhallari, Efthimiu dhe Habilaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e Kasmit. Grupi kriminal dyshohet se kishte si bazë një banesë 1 katëshe në Yrshek, ku pas arrestimit policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal të tërë armësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!