Prokuroria mbyll hetimet për Lear Kurtin: Vdiq nga mbidoza e drogës

schedule13:01 - 28 Nëntor, 2023

schedule 13:01 - 28 Nëntor, 2023

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për vdekjen e Lear Kurtit. Sipas prokurorisë ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se vdekja e 32-vjeçarit ka ardhur për shkak të mbidozës.

Tashmë dosja është dorëzuar në gjykatë dhe pritet që kjo e fundit të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë.

Kujtojmë se Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit në zonën e “Don Boskos”. Ai nuk iu bind urdhrit të forcave të policisë për ndalim dhe më pas u shoqërua në komisariat me furgon. Pak orë më vonë ai ndërroi jetë.

Më pas u zbulua se në stomakun e të riut u gjet një qese  me lëndë narkotike. Nga rezultatet paraprake të autopsisë rezultoi se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë.

I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!