Prokuroria e Nju Jorkut kërkon sekuestrimin e 12 miliardë dollarëve pasuri të El Chapo-s. Ish- bosi i drogës është dënuar me burgim të përjetshëm, dënim që do të fillojë ta vuajë nga data 17 Korrik.
Prokuroria federale e Nju Jork kërkoi sekuestrimin e pasurisë për një vlerë prej 12.6 miliardë dollarësh të “El Chapo”, bosit meksikan të narkotrafikut, i cili është shpallur fajtor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafik droge.
Në një do kument të dorëzuar gjykatës në Bruklin lexohet se prokurori federal Ricard Donogiu e cilëson të drejtë sekuestrimin e çdo gjëje që është përfituar si pasojë e krimeve të kryera nga i dënuari dhe që lidhen me trafikun e drogës.
Ajo e 12.6 miliardë dollarëve është një shifër e drejtë duke pasur parasysh pasurinë e përfituar nga Hoakim “El Chapo” Guzman në kohën që ishte kreu i kartelit të Sinaloas.
Llogaritja është bërë duke u mbështetur në çmimet e shitjes së drogës, sipas dëshmive, dhe shifra përfshin 11.8 miliardë dollarë nga trafiku i kokainës, 846 milionë dollarë nga shitja e marijuanës dhe 11 milionë dollar nga shitja e heroinës.
“El Chapo” bënte një jetë luksoze dhe kishte një flotë anijesh dhe avionësh. Dënimi i tij me burgim të përjetshëm do të hyjë në fuqi në 17 korrik./ABC News Albania 24/7