Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Prokuroria kërkon dënim për ministrin e Kurtit/ Sveçla hodhi gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit në 2018

schedule18:10 - 28 Gusht, 2026

schedule 18:10 - 28 Gusht, 2026

Dënim për ministrin e brendshëm në detyrë të Kurtit. Prokurori Avni Namani ka kërkuar këtë masë për Xhelal Sveçlën, në fjalën përfundimtare në rastin gjyqësor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në 21 mars të vitit 2018.

Prokurori Namani tha se, bazuar në raportet e ekspertizave, bombola e gazit lotsjellës konsiderohet armë dhe se i akuzuari duhet të shpallet fajtor dhe të dënohet për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm.

Në argumentimin e akuzës thuhet se me qëllim për të friksuar deputetët dhe personat e tjerë në sallë, Svecla e ka aktivizuar bombolën dhe e ka hedhur brenda sallës së seancave plenare pa asnjë paralajmërim paraprak, pa iu lënë atyre mundësi largimi, duke shkaktuar përhapjen e gazit irritues në hapësirën e mbyllur të sallës, duke rrezikuar shëndetin e të gjithëve.

Në seancën fillestare, të mbajtur më 26 mars 2024, i akuzuari Sveçla u deklarua i pafajshëm. Për këtë veper penale parashikohet dënim nga një deri në tetë vjet.

Kurti dikur në opozitë ndërmori aksione të dhunshme në kuvend, ndërsa akuzon sot partitë opozitare për të njejtën gjë. Deri më tani i vetmi rast simbolik ka qenë ai i deputetes së Aleancës Time Kadriaj kur goditi me vezë kryeministrin në detyrë.

Këta të fundit kërkojnë konstituimin e kuvendit dhe ngritjen e institucioneve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!