12 vite burg është masa e dënimit që ka kërkuar sot Prokuroria e Krimeve të Rënda për Saimir Çullhajn, i cili akuzohet për trafik armësh. Çullhaj tentoi të trafikonte armë me postë drejt Anglisë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Saimir Cullhajn, duke kërkuar qëndrimin e tij me 12 vite në qeli. 32-vjeçari tentoi në fund të muajit Gusht të kalonte armë drejt Anglisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit me anë të pakove postare.
Brenda pakove u gjetën tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara, ndërsa dërgesa kishte si destinacion Londrën. Përveç armëve luftarake, prokuroria e akuzon Cullhajn edhe për trafikim të lëndëve narkotike, të cilët iu gjetën në automjet si edhe në banesën e tij. Hetimet për këtë çështje, organi i akuzës i ka zhvilluar në bashkëpunim me palën angleze, ndërkohë që bashkë me Çullhajn po hetohej edhe Neritan Faria, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Gjurmët e gishtave të 32-vjecarit nga Shijaku u gjetën në pakot kompanisë postare theksoi në Gusht policia, duke e koduar emrin e operacionit antitrafik “Dilivery”. Cullhaj ka mohuar përfshirjen e tij në rrjet, ndërsa në seancat gjyqësore ka pretenduar se nuk e dinte çfarë kishte brenda në pakot dhe, se, po ia dërgonte një mikut i tij në Angli me emrin Tani. Për prangosjen e Cullhajit, u angazhuan oficerët e Antiterrorit, agjentët e SHISH si edhe ekspertët anglezë të “Scotland Yard”./abcnews.al