Prokuroria jep pretencën për Sali Hasën, sa vite burg kërkon për ish-prokurorin

schedule13:58 - 5 Maj, 2022

schedule 13:58 - 5 Maj, 2022

Prokuroria ka dhënë pretencën për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. Organi i akuzës ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për Hasën.

Në dosjen e siguruar nga gazetari Ermal Vija janë dhënë pretencat edhe për të arrestuarit e tjerë: Emiljano Mirani 2 vite e 6 muaj burg; Elsona Papa 1 vit burg; Napolon Hodaj 2 vite burg; Julian Zera 1 vit e 3 muaj burg; Markelian Alinani 3 vite e 6 muaj burg; Qerim Ruçi 2 vite e 6 muaj burg dhe Bledar Hajredini 2 vite burg.

Ish-prokurori u arrestua disa muaj më parë me urdhër të SPAK. Hasa ra në pranga pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike

Referuar hetimeve ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!