“Wisdom”, Prokuroria, hetim për falsifikim/ Burimet: Ka nisur ne korrik, pas kallëzimit nga ish-rektori

schedule12:21 - 19 Shtator, 2024

schedule 12:21 - 19 Shtator, 2024

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ne lidhje me skandalin për dhenien e diplomave false që kolegji universitar Wisdom jepte ne vendin tone ne kembim te pagesave.

Hetimet kanë  nisur prej muajit korrik, pas kallezimit të  administratorit Savino Cianci i arrestuar pak ditë më  parë në Itali.

Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje edhe rektorin e Wisdom, Bajram Hysaj që ka  pretenduar se në  disa raste atij  i ishte falsfikuar firma. Po ashtu, janë sekuestruar një sërë dokumentash shkresore që pritet t’i vijnë në ndihmë hetimit.

Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 adminkstratorët e Universtitetit Wisdom, gjatë një operacioni të Guardadi financa, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false.

Bashkë me dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë ku u sekuestruan edhe disa  prona vlera e të cilave përllogaritej në 10 milionë euro.

Autoritetet italiane kanë provuar se ky institucion i arsimit të lartë në vendin tonë i lëshonte këto dokumente për shtetas italianë që synonin të futeshin në administratë në këmbim të 8 mijë eurove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!