Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur 10 persona, pasi ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara.
Vilat, në zonën e Mulletit, janë pajisur formalisht me leje rindërtimi, por sipas hetimit të prokurorisë, ka rezultuar se okumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.
Ndërkaq, Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e këtyre ndërtimeve, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridikisonit të Përgjithshëm Tiranë./abcnews.al