Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Bechettin

schedule18:05 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 18:05 - 23 Dhjetor, 2021

Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Bechettin. Gazetari Ermal Vija siguron dosjen për abcnews.al. Biznesmeni italian akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Mbi të rëndojnë edhe akuzat si “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Për pastrim parash akuzohet edhe ortaku i Bechettit, Mauro De Renzis, për të cilin prokuroria ka kërkuar gjithashtu 20 vjet burgim.

Sipas dosjes, të pandehur janë edhe persona të tjerë.  Bëhet fjalë për: Liliana Condomitti, e cila akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Për të organi i akuzës kërkon tetë vite burg.

Tetë vite burg kërkohet gjithashtu edhe për Erjona Troplini, e akuzuar për të njëjtën vepër penale. Prokuroria kërkon 4 vite burg për Stavri (Dhimitraq)  Peci, i akuzuar për “Falsifikim dokumentesh”. Gjashgrtë vite kërkohen për Fetah Dervishi, mbi të cilin rëndon gjithashtu akuza për falsifikim.

Kujtojmë se biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. Shqipëria ka një borxh mbi 100 milion euro për rastin e Becchettit, vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit.

Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit Agon Channel dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikish. Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!