Prokuroria e Nice hap çështjen për Galtier, tekniku i PSG akuzohet për ofendime raciste

schedule15:06 - 19 Prill, 2023

schedule 15:06 - 19 Prill, 2023

Pas raportimeve të shumta se në kohën kur ishte trajner i francezëve të Nice, tekniku Christophe Galtier kishte bërë komente të ndryshme raciste ndaj lojtravë, të premten e shkuar, Prokuroria e Nice çeli një hetim paraprak mbi diskimrin e bazuar në fe ose racë nga tekniku Galtier.

Trajneri francez 56-vjeçar u nxorr zbuluar nga drejtori sportiv i ish-klubit që drejtonte, Julien Fournier, me Galtier që i thoshte këtij të fundit se “klubi nuk mund të ketë kaq shumë zezakë dhe myslimanë”. I shqetësuar nga këto deklarata të teknikut, Fournier i dërgoi menjëherë një letër bordit drejtues, të cilët më pas morën vendimin për ta shkaruar atë dhe pas 1 viti tashmë u hap një çështje për këto akuza.

Hetuesit kanë marrë në pyetje fillimisht Presidenti e Nice, Jean-Pierre Rivera, ndërsa radhën pastij e kanë anëtarë të bordit, si dhe drejtues të tjerë të klubit nga jugu i Francës dhe në rast se akuzat vërtetohen, tekniku i PSG mund të dënohet deri në 3 vite burg, si dhe të marrë një gjobë prej 45 mijë eurosh. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!