45 vite burg kërkon prokuroria speciale për secilin nga anëtarët e UÇK. Në fjalën e saj të fundit, kryeprokuroria kimberly west, tha se gjykata speciale ka treguar sukses të madh përgjatë viteve të fundit, ndërsa vendosjen e drejtësisë e quajti rutinë të zakonshme brenda këtyre mureve.
“Prokuroria kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. mbeten shumë të rënda.”
Në Hagë kanë nisur kështu seancat përmbyllëse të procesit më të madh gjyqësor që po zhvillohet në dhomat e specializuara të kosovës. Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK është në hapin e fundit, përpara marrjes së vendimit të trupit gjykues të DHomave të Specializuara të Kosovë, për dosjen me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, e cila ka afat deri në tre muaj pas mbylljes se seancave përfundimtare për të marrë një vendim.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat, ndërsa fjalën e tyre përfundimtare pritet ta mbajnë në seancën përmbyllëse të 18 shkurtit.Të katërt ndodhen në paraburgim, në një proces të shoqëruar me shumë dritëhije që prej 2020-tës.
zyra e prokurorit të specializuar ka paraqitur 125 dëshmitarë, ndërsa 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim, ndërsa mbrojtja e nisi sagën e saj shtatorin e 2025 me emra të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare, si james rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, christopher hill apo ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, Wesley Clark.Të gjithë deklaruan se UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste, roli i Thaçit ishte politik dhe se pjesëtarët e saj luftuan për lirinë e Kosovs. Ky proces vendos kështu në sytë e drejtësisë ndërkombëtare edhe të drejtën e një populli për të mbrojtur lirinë përballë agresorëve të huaj./abcnws.al


