Prokuroria e Elbasanit ndryshon kualifikimin e veprës penale për Shkëlzen Hasanpapaj

schedule15:08 - 25 Janar, 2018

schedule 15:08 - 25 Janar, 2018

Prokuroria e Elbasanit ka ndryshuar kualifikimim e veprës penale për Shkëlzen Hasanpapaj, i akuzuar si autor i sulmit ndaj anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan gjatë vitit 2016. 20 vjeçari u akuza nga prokuroria si një nga personat që dyshohet se kishte qëlluar me arme zjarri në drejtim të Florenc Capjes dhe mikut të tij, Bledar Muca. Ky i fundit mbeti i plagosur , ndersa Hasanpapaj ishte fiksuar nga kamerat e sigurise ne momentin qe largohej nga vendi i ngjarjes. Fillimisht dosja hetimore nisi me akuzën për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë ndaj Çapjes dhe Muçës. Por më  datë 19 janar 2018 kjo akuzë është ndryshuar në “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje” në dëm të Bledar Muçës dhe efektives së policisë Matilda Kërmezi. Kërkesa për ndryshimin e akuzës është miratuar edhe nga prokurori i komanduar në Elbasan Ardian Nezha.

Hetimi për këtë dosje ka përfundur me mesin e muajit janar 2018dhe prokurorja e çështjes ka qënë Eliverta Murra. Para saj dy prokurorë të tjerë kishin dhënë dorëheqjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!