Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për dosjen e bujshme 184 dhe merr të pandehur 4 persona.
I pandehur është marrë;
-Robert Aga ish shef-komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre.
-Drini Gjeci ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.
-Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre.
-Hasan Hoti Njësia administrative Lure akuzuar për kanosje të zgjedhësve.
Për pjesën tjetër të personave nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Mikli… është kërkuar pushimi i çështjes.
Prokuroria ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3 vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.
Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë Krime të rënda SPAK të paktën 5 herë.
Në fund SPAK e la në kompetencë të Prokurorisë Dibër.
/abcnews.al/