Prokuroria dërgon urdhër-ndalimi për komandot e arratisur

schedule16:00 - 17 Nëntor, 2017

schedule 16:00 - 17 Nëntor, 2017

Pas dezertimit të katër komandove shqiptarë që po kryenin trajnim ushtarak në një bazë në Angli, Prokuroria e Tiranës u dërgoi homologëve në Britani urdhër-ndalimi për ta. Katër komandot akuzohen për “Mosparaqitje në repart” ose dezertim. Hetimet kanë nisur nga seksioni ushtarak në prokurorinë e kryeqytetit.
Emrat e katër ushtarëve shqiptarë që dezertuan në Londër janë Reni Ajazi, Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku dhe Klevis Lamkaj.
Dyshohet se ata kanë shkuar tek një i afërm që ka biznes në Londër për tu punësuar aty. Kallëzimi ishte depozituar nga Policia Ushtarake, që është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Prokuroria thotë se nga fillimi i tetorit deri në mesin e nëntorit 2017 janë depozituar nga policia ushtarake 16 kallëzime penale për efektivë të ushtrisë që kanë vendosur të thyejnë betimin dhe të mos paraqiten në repart./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!