Prokuroria apelon masën e sigurisë për Saimir Tahirin

schedule11:52 - 17 Maj, 2018

schedule 11:52 - 17 Maj, 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ankimoi në Apel  vendimin e Gjykatës së Shkallës së Pare për Krime të renda, përcaktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurorët e çështjes kanë depozituar në Apel kërkesën e tyre për “arrest me burg” ndaj Tahirit.

Këtë masë sigurie kishte kërkuar organi i akuzës që në Gjykatën e Shkallës së Parë të shtunën  e kaluar. Por gjyqtarja Liliana Baku kishte caktuar një masë më të butë, atë të arrestit në shtëpi.

Prokuroria pretendon se ka prova të reja ndaj ish-ministrit të Brendshëm, mbi bazën e të cilave kërkon arrest me burg. Sipas organit të akuzës, Tahiri ka mundësi të prishe provat dhe të ndikojë mbi dëshmitarët.

Por mbrojtja e ish-ministrit të Brendshëm i hedh poshtë këto pretendime. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, e ka cilësuar të pabaze masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke paralajmëruar që ditën e parë ankimimin e saj në Apel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!