Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prokurori Sadiku në “sitën” e vettingut

schedule14:17 - 24 Korrik, 2018

schedule 14:17 - 24 Korrik, 2018

Ka nisur seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin kalimtar për prokurorin e Korçës, Elison Sadiku, me përparësi për shkak të kandidimit të tij në organin e Këshillit të Lartë të prokurorisë. Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Lulëzim Hamitaj, nga administrimi i dokumentave të depozituara nga institucionet përgjegjëse konstatojnë se në raportin e përcjellë nga ILDKPKI, subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje.

Por nga analiza e provave, KPK konstaton se bashkëshortja e prokurorit ka deklaruar të ardhura nga puna si dentiste në vlerën 1 milion lekë, ndërsa nuk rezulton e provuar që të ketë qënë e punësuar.

KPK ka konstatuar gjithashtu mungesë burimesh të ligjshme për blerjen e pajisjeve tek klinika dentare e bashkëshortes me vlerën 7500 euro dhe njëkohësisht deklarim të pasaktë nga subjekti për kontratën e shit-blerjes së apartamentit duke mos arritur të justifikojë sipas komisionit as burimin e ligjshëm të këtyre të ardhurave. Sa i përket kontrollit të figurës, DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për vijimin e figurës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!