Prokurori që heton presidentët/ Jack Smith ngriti dy padi për Trump, hetoi edhe Hashim Thaçin

schedule12:20 - 2 Gusht, 2023

schedule 12:20 - 2 Gusht, 2023

Përballja e ish-presidentit amerikan Donald Trump me drejtësinë po ndiqet me një interes të lartë në mbarë botën, por së fundmi një pjesë e madhe e kësaj vemendje është përqëndruar tek Prokurori I cili po heton 2 prej këtyre çështjeve.

Mediat ndërkombëtare e kanë konsideruar Jack Smith si makthin e Donald Trump . Ish presidenti Amerikan e ka akuzuar prokurorin se ka nisur një gjueti shtrigash ndaj tij ndërsa shpesh here e ka quajtur atë edhe të çmendur.

54 vjecari i cili është emëruar këshilltar special në dy hetime që Departamenti Amerikan I drejtësisë po kryen ndaj Donald Trump nuk është një emër i panjohur në drejtësinë Amerikane.
Jack Smitth i cili është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisv në Harvard e ka dilluar karrierën e tij në vitin 1994 si ndihmës avokat qarku në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatan.
Në një dekade ai arrit te behej prokkuror në Brooklyn ku ndoqi raste të shumta mbi bandat e dhunshme dhe rastet e korrupsionit publik.

Jack Smith ishte aq I apasionuar pas punës së tij sa dëshmitarët tregojnë se ai ka fjetu një natë në korridorin e një pallati në mënyrë që të mund të bindte një grua që ishte viktimë e dhunës në familje që të sillte dëshmitar në gjykatë.
Në vitin 2008, Smith shkoi në Hagë ky mbikëqyi hetimet e krimeve të luftës si një hetues për gjykatën Penale ndërkombëtare.

Pas dy vitesh ai u rikthye në Departamentin amerikan të drejtësisë si shef i njësisë së integritetit publik, department ky që ndjek penalisht krimet federale si rryshfeti public dhe mashtrimi zgjedhor.
Jack Smith vijoi punën e tij ku nëpërmjet hetimeve të kryera ndikoi në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë amerikan.

Ai u rikthye në Hagë në vitin 2018 , ku mori postin e kryeprokurorit të Gjykatës ku shqyrtohen akuzat per krime lufte sa i përket luftës së viteve 1990 në Kosovë.

Dy vite më vonë Smith Iu ofrua që të rikthehej në Uashington si këshilltar special i departamentin Amerikan i Drejtësisë, kohë kjo kur ekipi I tij po përgatise për gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Jack Smith u largua nga Haga drejt Uashingtonit në janar të vitit 2021 për të vijuar me karrierën e tij.

I emëruar si Këshilltar Special I Departamentin Amerikan të Drejtësisë, Jack Smith po mbikqyr dy ceshjet penale të hapura ndaj Donald Trump, atë te keqperdorimit te dokumentave te klasifikuar dhe ate te komplotit per te permysyr rezultatin e zgjedhjeve persidenciale ne Shtetet e Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!