Prokurori Ndoj ende në spital pa dëmtime serioze, rëndë shoferi i tij Andi Maloku

schedule15:50 - 2 Nëntor, 2019

schedule 15:50 - 2 Nëntor, 2019

Prokurori Arjan Ndoj së bashku me Pëllumb Muharremin vijojnë të qëndrojnë në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Prokurori nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa Muharremi për shkak të plumbit në nofull, nuk mund të flas duke rrezikuar një dëmtim të përhershëm. Ndërkohë, edhe Andi Maloku, që drejtonte mjetin ku derdh breshëria e armëve ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Jashtë rrezikut për jetën dhe me një frakturë në shpatull. Kështu e përshkruajnë mjekët e spitalit rajonal të Durrësit gjendjen shëndetësore të prokurorit Arjan Ndoj. Dy plumbat e kanë prekur shkarazi të cilat nuk i kanë shkaktuar dëmtime serioze.

Pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, Ndoj ka lënë reanimacionin dhe ka kaluar në pavijonin e ortopedisë. Këtë të shtunë ai është vizituar nga familjarët dhe kolegë të tij.

E ndryshme paraqitet situata shëndetësore e Aleksandër Lahos që ka dhe një identitet tjetër Pëllumb Muharremit ose i njohur ndryshe me pseudonimin “Rrumi”. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje në nofull gjë që nuk e lejon dot që të komunikojë.

Të dy të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve të Durrësit dhe në ruajtje nga efektivë të policë së shtetit.

Në spitalin e Traumës vazhdon të jetë nën mbikqyrjen e bluzave të bardha Andi Maloku, drejtuesi i mjetit. Ai ka marrë një plumb në mushkërinë e majtë pa i dëmtuar zemrën dhe një tjetër në shtyllën kurrizore. Për mjekët parametrat e tij jetësore janë normal megjithatë u duhet më shumë kohë për të dhënë një vlerësim përfundimtar mbi shëndetin e Andi Malokut.

Së bashku me Prokurorin Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahon që njihet ndryshe si Pëllumb Muharrremi ose me pseudonimin “Rrumi”, mbetën të plagosur pasditen e së premtes nga persona ende të paidentifikuar që sulmuan makinën e prokurorit me armë në autostradën Durrës-Tiranë pranë mbikalimit të Shkozetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!