Prokurori i Përgjithshëm i SHBA në Ukrainë për të diskutuar mbi krimet e luftës

schedule15:52 - 21 Qershor, 2022

schedule 15:52 - 21 Qershor, 2022

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve,  Merrick Garland do të vizitojë Ukrainën për të diskutuar ndjekjen penale të individëve të përfshirë në krimet e luftës në kombin evropian të pushtuar nga Rusia në fund të shkurtit, tha një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë.

Garland dot ë takohet me Prokuroren e Përgjithshme të Ukrainës Iryna Venediktova pranë kufirit polako-ukrainas, tha zyrtari.

Ata do të diskutojnë përpjekjet e SHBA-ve dhe ndërkombëtare për të ndihmuar Ukrainën “të identifikojë, arrestojë dhe ndjekë penalisht ata individë të përfshirë në krimet e luftës dhe mizoritë e tjera në Ukrainë”.

Garland po ndalon në Ukrainë në rrugën e tij për në Ministrorin SHBA-BE në Paris.

Gati katër muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Kievi thotë se ka identifikuar mijëra raste të dyshuara për krime lufte.

Në qendër të vëmendjes kanë qenë akuzat për vrasje të paarsyeshme të shumë civilëve në Bucha, jashtë kryeqytetit ukrainas.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi krijimin e një njësie të re në maj për të hulumtuar, dokumentuar dhe publikuar krimet e supozuara të luftës nga Rusia në Ukrainë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!