Prokurori Matthew Howling, po jep deklaratat përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Në fjalën e tij, prokurori ka pretenduar se ish-krerët e UÇK-së duke mohuar veprat penale, kanë gënjyer ndërkombëtarët.
Ndërsa për ish-presidentin Hashim Thaçin deklaroi, se siç tha ai, ka kërcënuar me vrasje. “Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t’i gënjenin ndërkombëtarët”, tha prokurori.
Në fjalën e tij, prokurori ka pretenduar se ish-krerët e UÇK-së kishin për qëllim të gënjenin ndërkombëtarët, ndërsa për ish-presidentin Hashim Thaçin deklaroi, se sipas tij, ka kërcënuar me vrasje. “Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t’i gënjenin ndërkombëtarët”.
“Thaçi u ka bërë mohim krimeve. Ai gënjeu Abrahams se [të ndaluarit] janë trajtuar në mënyrë të rregullt”, tha Howling. Pos tjerash, ai tha se të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shtabin e UÇK-së.
Ndërsa ai pretendoi se Thaçi në kohën e luftës ,askete të vërtetën. “Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë, është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtetë sesi funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Robin dhe Clark, treguan se nuk kishin kurrfarë interesi për të kuptuar çfarë po ndodhte në realitet”, tha ai.


