Prokurori belg: Qyteti ynë është rrënuar nga bandat shqiptare

schedule11:12 - 9 Shkurt, 2019

schedule 11:12 - 9 Shkurt, 2019

Bandat shqiptare të trafikut të drogës janë mjaft aktive në Belgjikë. Dhe këtë e konfirmojnë vet autoritetet belge. Një rast konkret vjen nga qyteti Brugge. Një 30-vjeçar shqiptar i quajtur Endrit K. ka dalë para gjykatës belge të Brugge dy ditë më parë, pasi ishte arrestuar duke trafikuar kokainë.

“Endri K. nuk jetonte në vendin tonë një vit më parë, përpara se të përfshihej në trafikun e drogës. Disa banda i propozuan që të shiste drogë dhe u përfshi në këtë biznes”.

Prokurori tha se shqiptari ishte punësuar nga dikush që i thërrisnin “Mohamed nga Molenbeek”, por këtë të fundit nuk e kanë gjetur.

Endri K. tani rrezikon një dënim prej 2.6 vite burgim dhe gjobë 60 mijë Euro. Prokurori i çështjes denoncoi gjithashtu faktin së Brugge është rrënuar nga bandat shqiptare të drogës që veprojnë prej disa kohësh në këtë qytet. “Tregtia e kokainës duket se është shumë fitimprurëse për ta”, tha prokurori gjatë seancës. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!