Prokurorët francezë kanë nisur një hetim për financim të dyshimtë ose të paligjshëm nga Marine Le Pen dhe partia e krahut të djathtë “Tubimi Kombëtar” gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.
Hetimi nisi pas një ankese nga Komisioni Kombëtar Francez për financimin e fushatës (CNCCFP).
Sipas ligjit francez, kandidatët për zgjedhje u ndalohet të tejkalojnë kufijtë e përcaktuar të shpenzimeve gjatë fushatës së tyre. Nëse plotësohet ky kusht, shteti ua rimburson një pjesë të shpenzimeve.
Nëse jo, CNCCFP mund të bëjë ndryshime në llogaritë elektorale, të ulë shumën e kompensimit që i takon kandidatit dhe, nëse e gjykon të nevojshme, ta raportojë rastin për hetim.
Gjyqi do të nisë në shtator. Nëse shpallet fajtore, ajo do të përballet me dhjetë vjet burg dhe nuk do të lejohet të kandidojë. Të gjitha palët e dyshuara do të përballen gjithashtu me gjoba deri në dyfishin e fondeve të dyshuara të përvetësuara.
Le Pen tha se fushata e saj presidenciale kushtoi midis 800,000 dhe 1 milion euro dhe ishte financuar tërësisht nga partia, ndërsa qeveria franceze kishte detyrimin të mbulonte interesat e huave të marra nga partitë politike, gjatë zgjedhjeve.
Zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 u zhvilluan në dy raunde në prill 2022. Presidenti aktual Emmanuel Macron fitoi balotazhin pasi siguroi 58.55 për qind të votave, ndërsa Le Pen fitoi 41.45 për qind. Presidenti francez zgjidhet çdo pesë vjet.
Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2027.
/abcnews.al