Sikurse e kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama, nuk do të jenë më ministritë që do të kryejnë prokurimet publike për shërbime të ndryshme por organi i ri i quajtur “operatori i Blerjeve të përqëndruara”. Qeveria ka miratuar këtë të enjte vendimin për krijimin e këtij organi me kapital shtetëror dhe që do të financohet me të ardhurat e veta. “operatori i Blerjeve të përqëndruara” që do të kryej menaxhimin e tenderave publike për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve vartëse do të jetë më professional dhe do të shmangë korrupsionin.
Qeveria ka miratuar këtë të enjte vendimin për krijimin e një agjencie shtetërore që do të ketë funksionin e menaxhimit të prokurimeve publike me vlera të vogla për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë. Kështu prokurimet publike nuk do të bëhen më nga ministritë por nga organi i ri që quhet “operatori i Blerjeve të përqëndruara” dhe sikurse e kishte paralajmëruar kryeministri Rama do të jetë më profesional dhe do të shmangë korrupsionin.
Të gjitha autoritet apo entet kontraktore që do kërkojnë të garojnë për tenderat publikë për shërbime do të duhet t’i drejtohen këtij organi . Operatori i blerjeve të përqëndruara do të kryej blerjet e institucioneve
publike që kanë të bëjnë me automjete, karburant, blerje materialesh kancelarie, orendi e pajisje mobilimi, materialet e pastrimit, uniformat dhe elementë e tyre si dhe do të kryej edhe shërbimet në fushën e sigurimeve.
Shoqëria aksionare me kapital 100% shteteror do të financohet nga të ardhurat e veta, të ardhura nga shërbime të të tretëve, të konsulencës, dhe nga burime të tjerë të ligjshme.
Kjo shoqëri mund të ofrojë shërbime shtesë edhe për subjekte private në përputhje me qëllimin e krijimit të saj.
Prokurimet publike do të vijojnë të bëhen në sistemin e prokurimit elektronik deri në 31 dhjetorin e këtij viti kur do të vihet në funksion kjo shoqëri dhe ato që do të ngelen të papërfunduar do të mbyllen nga ky operator./abcnews.al