Te skuadra e Barcelonës, priten disa ndryshime në merkaton e verës. Në fakt, ka disa kohë që flitet për një largim të mundshëm të Samuel Umtiti. Katalanasit mund ta lënë të lirë qëndërmbrojtësin të largohet, në rast se në Katalonjë transferohet Milan Skriniar.
Sipas raportimit të “Il Mundo Deportivo”, blaugranasit nuk po negociojnë me zikaltrit vetëm për kartonin e Lautaro Martinezit, por edhe për mbrojtësin sllovak. Nga ana tjetër, Umtiti ka kohë që ka kërkuar largimin dhe katalanasit e shikojnë Skriniar si zëvendësuesin e denjë për të.
Francezi i është ofruar Interit në formulën e shkëmbimit kokë më kokë me 25-vjeçarin Skriniar. Por, Interi nuk duket i interesuar për shërbimet e Umtiti, i cili sapo u kthye nga karantina pësoi një dëmtim në kurriz pas dy seancave stërvitore. /abcnews.al