Projektohet rikthimi i Keita Balde në Serie A, dy klube në garë për mesfushorin

schedule22:58 - 16 Shtator, 2020

schedule 22:58 - 16 Shtator, 2020

Mesfushori i Monaco, Keita Balde, mund të rikthehet në Serie A. Francezi i cili është në huazim nga Interi kërkohet nga dy klube italiane, të cilat janë të gatshme të paguajnë klauzolën e tij.

Klubi më i interesuar për të është Sampdoria. Trajneri i bardhekaltërve e kërkon me ngulm mesfushorin dhe sipas raportimit të gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, ai ia ka bërë të qartë kërkesën e tij presidentit Ferrero.

Ky i fundit ishte sot shumë pranë finalizimit të Gaston Ramirezit dhe me shitjen e tij do të merrte formë transferimi i Keitas. Por Sampdoria nuk është e vetme në garë për shërbimet e ish-interistit, pasi edhe Fiorentina ka shfaqur interes për të. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Baldes, ku gjithçka pritet të vendoset në ditët në vijim. /abcnews.al