Projektligji për “Dhomën Ekonomike Kombëtare”/ Rrapaj jep specifikat: Ja si do ndihmohen bizneset

schedule14:26 - 14 Maj, 2024

schedule 14:26 - 14 Maj, 2024

SHQIPËRI- Zbardhet drafti për “Dhomën Ekonomike Kombëtare”, struktura që do të bëjë bashkë në një njesi rreth 180 dhoma biznesi në të gjithë vendin. Të gjitha bizneset e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit duhet të bëhen pjesë e kësaj dhome unike.

Sipas projektligjit të hedhur për konsultim dhe biznes i vogël do të  paguajë një tarifë vjetore regjistrimi në vlerën një mijë lekë.  Kjo strukturë do të adresojë problematikat e bizneseve në të gjithë vendin.

Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, në intervistë për “Money Report”, tregoi specifikat dhe qëllimin e këtij projektligji që është hedhur për konsultim publik.

Ai tha se të gjitha bizneset përmes këtij projektligji do kenë mundësi të jenë të përfaqësuar në aspektin ligjor. Sipas tij, kjo rregullore e re, duhet t’i përshtatet profilit të biznesit shqiptar dhe jo të merren formate nga jashtë, të cilat shpeshherë kanë rezultuar joeficente.

“Për të mundësuar me shumë asistencë dhe ndihmë për bizneset. E rëndësishme është që të nderojmë një sistem konform rregullave të Shqipërisë, që i përshtatet biznesit në Shqipëri. Ligji u jep me detyrim një lloj përfaqësimin bizneseve. Ky proces nuk duhet të jetë vetëm veritikal. Në ligj, janë parashikuar disa shërbime, këto shërbime që3 o të japë ekskluzivisht, të jenë shërbime që do t’i shërbejë anëtarësisë. Nuk prek shoqatat dhe veprimtaritë e OJF, por përfaqësimi është tashmë, që do ketë unifikim të të gjithë bizneseve sipas sektorëve që operojnë. Nëse do realizohen parimet  dhoma ekonomike do jetë e pavarur dhe nëse këto parime rezultojnë eficente në praktikë nuk ka arsye që të mos  jetë dobiprurëse për biznesin”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!