Një zyrtar i lartë europian ka paralajmëruar qeverinë e Gjeorgjisë se legjislacioni i propozuar për “agjentët e huaj” është i papranueshëm dhe do të përbëjë një pengesë serioze për shpresat e anëtarësimit të saj në BE.
Projektligji, i cili parashikon çdo organizatë që merr më shumë se 20 për qind të financimit të saj nga jashtë të regjistrohet si një “organizatë që ndjek interesat e një fuqie të huaj”, ka nxitur krizë politike në vend.
Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi një projektligj për “agjentët e huaj”, i cili është kritikuar si i frymëzuar nga Rusia.
Parlamenti gjeorgjian pritet ta shqyrtojë projektligjin brenda rreth dy javësh.
/abcnews.al