Projekti prej 3 muaj në letër, shtëpia e Dritëro Agollit po shkatërrohet

schedule17:26 - 13 Tetor, 2021

schedule 17:26 - 13 Tetor, 2021

Sot ai do të festonte ditëlindjen e tij të 90-të, e me siguri do dëshironte ta festone atje ku lindi në Menkulas të Devollit, pranë zjarrit, rakisë dhe njerëzve të tij të cilët janë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dritëro Agolli kujtohet nga të gjithë sot në ditëlindjen e të 90-të.

Festime të shumta në nder të tij janë zhvilluar jo vetën në Devoll por dhe në Akademinë e Shkencave e kudo ku flitet gjuha shqipe. Mes ralizimit të shumë dëshirave në jetën e tij veçse njëra ka mbetur ende një ëndërr për të afërmit e tij tashme, rindërtimi i shtëpisë në Menkulas, në një fshat me njerëz të qetë e punëtorë. Premtime të shumta që deri më sot nuk kanë qenë gjë tjetër veçse fjalë në erë. Një ngrehinë e nisur për rikonstruksion vite më parë dhe që sot të ngjan e braktisur , pa jetë e jo më një shtëpi ku duhej festuar një ditëlindje e madhe. Nga shumë shoqata dhe institucione zëri është ngritur por deri më sot nuk është vënë dorë.

Kryetari i Bashkisë Eduard Duro është shprehur se nga ana e tij janë bërë kërkesa të vazhdueshme pranë Ministrisë së kulturës pasi me fondet e vetë bashkisë kjo është e pamundur.

Sipas Duros është menduar që në pedonalen e qytetit të Bilishtit të ndërtohet një memorial në nder të figurës së tij dhe kjo është e arritshme me fondet e vetë bashkisë.

Ndërsa vitet kalojnë shtëpia e projektuar për muzë e Dritëro Agollit vijon të rëndohet. Ajo kërkon veçse pak dritë për të dritëruar gjithë jetën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!