Projekti për qendrën e Himarës, IKMT nisi aksionin për shembjen e objekteve

schedule14:31 - 31 Tetor, 2017

schedule 14:31 - 31 Tetor, 2017

IKMT nisi aksionin për rrëzimin e objekteve që pengojnë projektin për rikualifikimin urban të qendrës. Nuk pati incidente mes banorëve dhe punëtorëve, ndërkohë që aksioni do të vazhdojë edhe ditët e ardheshme.

Nisi në Himarë shembja e objekteve në kuadër të fazës së dyte të projektit të rikualifikimit urban të qendrës së këtij qyteti.

Në ditën e parë fadromat u përqendruan tek objektet e vogla, kurse karburantet dhe ndonjë lokal ditët në vazhdim.

Në listën e IKMT-së jane 22 ndërtesa. Të pranishëm në aksion ishin dhe forcat e policisë.

Policia njoftoi zyrtarisht se në mbështetje të forcave të IKMT-së janë në gatishmëri të plotë 163 punonjës policie.

Një person u shoqërua për arsye se tentoi të pengonte aksionin e IKMT në prishjen e këtyre objekteve.

Pak ditë më parë në një takim midis kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe zv/ministrit Artan Shkreli u vendos rishikimi i plotë i dokumentacionit të gjithë banorëve lidhur me pretendimet e tyre për pronësinë e objekteve që shemben.

Qeveria ka bërë të ditur se të gjithë pronarët do të dëmshpërblehen për objektet që do të shemben.

 

https://youtu.be/2KgNsvIJ2Ko

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!