“Projekti im është në gjysmë të rrugës”, Xavi kërkon të ruajë ecurinë pozitive: Duhet të jemi një Barcelonë e madhe

schedule15:50 - 7 Nëntor, 2023

schedule 15:50 - 7 Nëntor, 2023

Pasditen e kësaj të marte, tekniku Xavi dhe Barcelona e tij do të përballen në “Volksparkstadion” të Hamburgut, me ukrainasit e Shakhtar Donetsk, në përballjen e vlefshme për raundin e 4-të të fazës së grupeve, të UEFA Champions League.

Siç e do zakoni para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp nga ku tekniku spanjoll fillmisht paralajmëroi një rotacion total në formacionin titullar e më pas foli për stilin e lojës, që dëshiron të shikojë në fushën e blertë.

“Nuk zhvilluam një ndeshje të mirë kundër Real Sociedad. Ata luajtën me më shumë intensitet, por ne morëm 3 pikë kundër një ekipi të madh. Sigurisht që do të ketë rotacion për shkak të lodhjes, goditjeve të marra, shqetësimeve të shumta fizike. Kemi 9 pikë nga 9 të mundshme, praktikisht një ecuri e deritanishme ideale, duhet të konfirmojmë veten. Nuk duhet të lëmë të na ikë mundësia.

Ne duhet të rikuperojmë një nivel të caktuar. Identiteti ynë është të përpiqemi të imponohemi, të dominojmë, të rikuperojmë topin me presion të lartë. Projekti im është në gjysmë të rrugës, ne duhet të jemi një Barcelona e madhe, që garon në Evropë dhe dominon në Spanjë. Filmi perfekt është të luash mirë dhe të fitosh”,- u shpreh tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!