Projekti “IDEA”, Ahmetaj: Punësim për sipërmarrësit e rinj

schedule14:46 - 26 Korrik, 2018

schedule 14:46 - 26 Korrik, 2018

Projekti “IDEA”, i cili zbatohet për të dytin vit në vendin tonë është një mundësi për sipërmarrësit e rinj që të punësohen. Kështu është shprehur ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë  prezantimit të këtij projekti ku nënvizoi rëndësinë që ka fuqizimi i bizneseve të vogla e të mesme.

Një ide sot është e barabartë me punësim. Vlerësimi është bërë nga program me të njëjtin emër IDEA që është lançuar edhe nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

“Projek “IDEA” është një projekt që u mundësohet të rinjve nga mosha 19 vjeç deri në moshën 34 vjeç. Ky program shkon në thelb të objektivit të qeverisë për të promovuar këta të rinj”.

Mbështetje do të thote fonde dhe dije, tha kreu i ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, duke vlerësuar së duhen fuqizuar ndërmarrjet e vogla e të mesme.

“Për statistikë dhe jo vetëm, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, zenë 99% të ndërmarrjeve aktive në Shqipëri”.

Por qeveria gjermane nuk e ka kursyer ndihmën financiare gjatë gjithë këtyre vite, sipas ministrit Ahmetaj.

“Për gjatë këtyre 30 viteve Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë me më shumë se 1 milardë euro në mënyrë direkte dhe po kaq në mënyrë indirekte”.

Projekti IDEA është iniciativë e “GIZ”, ku janë bërë trajnime në 4 qarqet kryesore të vendit Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë.Në të morën pjesë rreth 100 biznese start-up, mbi mënyrën si të hartojnë dhe realizojnë një plan biznesi.

Në fazën finale të projektit, finalistët prezantuan planet e tyre të biznesit para një jurie eksperte të fushës të cilët shpallën edhe 5 fituesit e ideve më të mira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!