Projekti i Unazës, banorët e Laprakës protestë te ARRSH: Duam informacion

schedule10:40 - 21 Shkurt, 2022

schedule 10:40 - 21 Shkurt, 2022

Banorët e Laprakës e kanë zhvendosur protestën e tyre këtë të hënë përpara Autoritetit Rrugor Shqiptar. Janë 700 banesa që preken nga projekti i Unazës, ndërsa 550 janë të pa legalizuara.

ARRSH në përgjigje të banorëve është shprehur se po operon me ASHK dhe po analizojnë situatën, duke shtuar se është herët për të dhënë një përgjigje konkrete.

“Keni sjellë artilerinë e rendë. Ne duam që gjurma të shkoj në vend nuk gjejmë shtëpi më qira ndërsa janë më të shtrenjta se bonusi. Na çoni në Ukrainëë”, tha një banor.

Sakaq, ARRSH është zotuar se nuk do të preket asnjë banesë pa informacionin konkret. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!