Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gati projektin për rrugën provizore Librazhd-Prrenjas.
Segmenti i ri me gjatësi 1.3 km përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, do të rikthejë qarkullimin e bllokuar me juglindjen prej një jave.
Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve.
Puna vijon 24 orë, por ende nuk ka një afat kur mund të mbarojë ndërtimi i rrugës provizore./abcnews.al


