Projektet që zhvillojnë Elbasanin/ Gjuzi: Diversifikimi i ofertës turistike e rëndësishme për tërheqjen e turistëve

schedule13:22 - 28 Mars, 2025

schedule 13:22 - 28 Mars, 2025

Ilva Gjuzi, Zv/ministre e Turizmit , e ftuar në “News Line”, në ABC News, foli për Parkun Metalurgjik të Elbasanit, një projekt për transformimin në hapësirë të gjelbër inovacioni.

Gjatë intervistës Ilva Gjuzi u shpreh se këto janë projekte që zhvillojnë Elbasanin. Po ashtu nënvizoi se ofertat turistike janë me rëndësi për tërheqjen e të huajve, duke shtuar se prurja e turizmit po shtrihet gjatë gjithë vitit.

Industria e turizmit është një sektor shumë gjithëpërfshirës. Por edhe me pak para apo me shumë para mund të investosh në turizëm. Fakti që qeveria Rama e ka pasur në fokus turizmin, po reflektohet edhe në shifra. Shqipëria shihej si një destinacion i shkurtër veror. Por tanimë situata është ndryshe. Nëse deri dje jashtë sezonit veror sot është shumë më ndryshe, investimet qoftë në infrastrukturë ka sjellë zhvillimet e saj. Kujtojmë se para pak ditësh u prezantua edhe “Paketa e Maleve”, pra diversifikimi në të gjithë hapësirën e territorit shqiptar është me rëndësi. Bizneset pak janë ato që bëjnë gabime me rritjen e shifrave. Sipërmarrësi që bën biznes do që të jetë afatgjatë. Ne kemi vënë re që janari i 2024 me janarin 2023 kishte një rritje. Edhe praktikat e qeverisë janë bazuar në rritjen e cilësisë dhe rritjen e numrit të turistëve gjatë gjithë vitit”, tha mes të tjerash ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!