Projektet për fëmijët dhe të rinjtë, Sako: Nga parku “Vala” te rikonstruksioni i pallatit të sportit

schedule21:59 - 26 Prill, 2023

schedule 21:59 - 26 Prill, 2023

Kryebashkiakja e Durrësit dhe kandidatja e PS për një mandat të dytë në zgjedhjet e “14 Majit”, Emirjana Sako ka qenë e ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, kur ndër të tjera foli fëmijët dhe rininë e Durrësit.

Ajo tha se në Durrës janë 300 të rinj të përfshirë në ekipe volejbolli dhe basketbolli, ndërsa shtoi se ka filluar rikonstruksioni i qendrës kulturore të fëmijëve dhe në mandatin e ardhshëm do të rikonstruktohet edhe pallati i sportit.

Sako shtoi se po ashtu parku “Vala” që është në ndërtim do të jetë një hapësirë sportive për të gjithë grupmoshat.

Në lidhjet me ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, Sako tha se kanë përfunduar 18 objekte, ndërsa 19 të tjera janë në proces.

“Në Durrës janë 300 të rinj të përfshirë në Volejboll dhe Basketboll. Kemi filluar rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, në mandatin që vjen do të rikonstruktojmë Pallatin e Sportit, projektin e të cilit e kemi përfunduar.

Kemi filluar ndërtimin e parkut “Vala” që do të shërbejë për të gjithë grupmoshat.

Hapim garën për të ndërtuar qendrën rinore dhe nga ana tjetër kemi ndërhyrë në 18 shkolla. Kemi ende 19 të tjera në proces.

Kemi realizuar vetëm vitin e kaluar 190 aktivitete të ndryshme. Aktivitetet janë bërë në qendrën e Durrësit,” u shpreh Sako.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!