“Projekte dhe bashkëpunime të reja”, Fejzullahu: Çelësi i suksesit tim është Ariana

schedule19:28 - 8 Korrik, 2020

schedule 19:28 - 8 Korrik, 2020

Këngëtari Ermal Fejzullahu në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, foli për bashkëpunime dhe projekte të reja, gjithashtu ai u shpreh se çelësi i suksesit të tij është bashkëshortja Ariana.

Fejzullahu u shpreh se ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

“Çelësi i suksesit tim është Ariana, ajo në çdo situatë ka qenë shoqja dhe njeriu më i afërt”, tregoi Fejzullahu.

Sa i përket situatës së shkaktuar nga pandemia Fejzullahu u shpreh se karantina nuk ishte periudhë e lehtë për t’u kaluar.

“Para pandemisë kam qenë shumë i zënë me koncerte. Në Kosovë ka pasur shumë histori dhe sfida të vështira për popullin tonë. Ështu turp dhe marrëzi që ne sot të ankohemi dhe të themi nuk patëm koncerte, është turp i Zotit. Jam duke realizuar disa projekte dhe besoj se deri në fund të sezonit do të jenë treg”, u shpreh ai.

I pyetur për lajmin që qarkullon për një bashkëpunim me këngëtaren Fifi, këngëtari nuk e kundërshtoi, ndërsa u shpreh i gatshme, për realizimin e një kënge.

Ndërsa tregoi se mund të luajë edhe në rolin e një aktori.

“Janë humoristët e Kosovës “Stupcat group”, të cilët një intervistë kanë parë që unë kam talent për humor. Nuk e di, do të ishte kënaqësi e madhe. Pse jo të provoj një sfidë të re”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!