Projekt-rezoluta për Ukrainën, Spiropali: Pasojat e luftës po ndihen edhe në ekonominë shqiptare

schedule18:02 - 7 Mars, 2022

schedule 18:02 - 7 Mars, 2022

Ministrja Elisa Spiropali ka shprehur mbështetjen për projekt-rezolutën ndaj Ukrainës e cila do të votohet sot në Parlament. Gjatë fjalës së saj teksa foli për luftën Spiropali tha se agresori i vetëm ka vetëm një emër dhe ai është Vladimir Putin. Pasojat e luftës në Ukrainë, Spiropali tha se po ndihen edhe në ekonominë shqiptare. Ministrja tha se Shqipëria dënon ashpër agresionin rus, ndërsa shton se pamjet e tmerrit në Ukrainë shqiptarëve iu kujtojnë imazhet e luftës së Kosovës.

Agresori ka një emër të vetëm Vladimir Putin. Ukraina është bërë kryefjala e shqetësimit të sotëm. Një milion e gjysmë qytetarë ukrainas janë larguar nga vendet e tyre.  Për ne shqiptarët këto pamje zgjojnë kujtime të dhunshme edhe ne e kemi përjetuar vite më parë këtë. Edhe ne kemi përjetuar kur regjimi i Millosheviçit sulmoi qytetarët kosovarë dhe i sulmoi vetëm se ishin shqiptarë. Në atë kohë NATO e SHBA u vu në një beteje të madhe morale, se nuk kishte asnjë alternativë tjetër. Menduam se Kosova do të ishte teatri i fundit i luftës që do të ndodhte në Europë. Sulmi ndaj Ukrainës, është sulm mbi të gjithë botën e lirë.  Lufta po bëhet në Ukrainë por ajo ka prekur të gjithë botën. është sulm i paralajmëruar për demokracinë. Ukrainasit se filluan luftën por po luftojnë për tu mbrojtur. Zelensky u kthye në një simbol. lufta nuk bën kompromise.

Shohim fëmijë ukrainas dhe rus që qajnë. Lufta nuk kursen askënd. Pasojat e kësaj lufte po ndihen në ekonominë botërore në rajon dhe në ekonominë shqiptare dhe pasojat e kësaj lufte duhen përballuar. Lufta është e liga më e madhe që mund të zgjasë. Ajo që po ndodh në Ukrainë është një tragjedi e frikshme. Kjo luftë po bëhet shkak për një mrekulli rilindja e Evropës dhe një Evropë e rilindur. Sot po shohim një Evropë të bashkuar solidare. Sot gjithkush ka kuptuar se kufijtë lindorë të Evropës janë në Ukrainë”, tha ministrja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!